Shaqiri për mësimin e humbur për filloristët: Së shpejti do të merret vendimi

Maqedonia

Shaqiri për mësimin e humbur për filloristët: Së shpejti do të merret vendimi

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:05
Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se presin përgjigje nga Byroja për Zhvillim në arsim për të përcaktuar mënyrën e zëvendësimit të orëve të humbura nga filloristët shkaku i grevës në arsim.

“Së shpejti do të kemi atë vendim. Pres që sot me Sindikatën edhe kjo temë të hapet dhe t’i jepet drejtim përfundimtar”, tha mes tjerash Shaqiri.

Ndryshe, për nxënësit e shkollave të mesme është marrë vendim për përfundim të vitit shkollor më 10 qershor, ministri Shaqiri gjatë ditës së djeshme tha se po shqyrtohet mundësia që orët e humbura nga filloristët të zëvendësohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat