Gençovska, Osmanit: Nuk jemi në ndeshje të futbollit

Maqedonia

Gençovska, Osmanit: Nuk jemi në ndeshje të futbollit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:18
Teodora Gençovska

Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk mund të reduktohen në një ndeshje futbolli dhe të flasim se në fushën e kujt është topi”, tha Gençovska.

Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke për negociatat me Bullgarinë tha se “topi është në Sofje dhe se ata duhet të bëjnë lëvizje”.

Osmani theksoi se Maqedonia e ka thënë atë që ka pasur në të gjitha takimet, madje ka formalizuar dokumente të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat