Sali: Klinika e re është jetike, mund të kushtojë një miliard euro

Maqedonia

Sali: Klinika e re është jetike, mund të kushtojë një miliard euro

Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:23
Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali thotë se ndërtimi i Qendrës Klinike në Shkup është jetike për shtetin dhe se ka vullnet politik për ndërtimin e saj.

“Qendra e re Klinike është e një rëndësie jetike për shtetin dhe nuk duhet parë me ngjyra partiake. Jemi ende në fazën e diskutimit, nuk ka asnjë vendim. Nuk mund të them vetë se cili vend është më i miri, sepse duhet të vendoset nga ekspertët. Deri tani kemi vullnetin politik për t’u mbështetur nga opozita dhe mendoj se deri tani pengesa më e madhe është duke u kapërcyer. Nuk e di se si do të shkojnë negociatat”, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali

Sipas tij, ideja e fundit për vendin “Vele Pole” në Gjorçe Petrov ka dështuar, por si lokacion ende ekziston si opsion.

“Varet sa kemi dhe sa do të investojmë, mund të ndërtohet me 150 milionë, mbi 500 milionë deri në një miliard euro, varet sa mund të përballojmë. Shuma e financave është sipas mundësive të shtetit”, tha Sali për “Sitel”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat