Miteva: Petkov dëshiron ta “lëshojë” Maqedoninë e Veriut që të negociojë me BE-në

Maqedonia

Miteva: Petkov dëshiron ta “lëshojë” Maqedoninë e Veriut që të negociojë me BE-në

Më: 22 maj 2022 Në ora: 18:34
Iva Miteva

Qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është befasi. Ne nuk do të bëjmë pazare me ndërgjegjen tonë, me qytetarët bullgarë dhe të drejtat e tyre, tha nënkryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Iva Miteva nga partia “Ka një popull të tillë”.

Lidhur me kërkesën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për kontestin me Maqedoninë e Veriut, Miteva kujtoi se në Këshillin e janarit të gjitha palët u bashkuan për qëndrimin e përbashkët të Bullgarisë në shtatë pika, por sipas saj, asnjë nga ato ende nuk janë zbatuar.

“Kemi thënë se kjo është vija jonë e kuqe dhe kështu do të jetë deri në fund”, thotë Miteva.

Sipas saj, fjalët e Petkovit sugjerojnë se “duhet ta lirojmë Maqedoninë e Veriut që të negociojë me BE-në”.

“Ju e dini që ne do të miratojmë kornizën për negociata, do të hapim kapitujt specifikë, por kur të zbatojmë plotësisht marrëveshjet dhe dokumentet e miratuara. Kur situata nuk ka ndryshuar, kur kushtet nuk kanë ndryshuar dhe asgjë nuk ka mbaruar, ne nuk kemi mundësi të ndryshojmë qëndrim”, shtoi Miteva.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat