MB-Maqedoni: E mirëpresim vendimin e sindikatës së ushtarëve profesionistë për t’u tërhequr nga greva

Maqedonia

MB-Maqedoni: E mirëpresim vendimin e sindikatës së ushtarëve profesionistë për t’u tërhequr nga greva

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:19
Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e ka mirëpritur vendimin e Sindikatës së Pavarur për tërheqje nga greva e paralajmëruar për sot, pasi dje ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe të katër sindikatat në mbrojtje.

Përfshirë Sindikatat e Pavarura të Ushtarëve Profesionistë, u pajtuan për amendamente shtesë të Ligjit në mbështetje të ushtarëve, njoftojnë nga ky institucion.

“Ndryshimet e reja për të cilat dje e informuam opinionin me një deklaratë të përbashkët dhe marrëveshje me të gjitha sindikatat, parashikojnë propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm të drejtat e anëtarëve tanë, siç është harmonizimi me pagën minimale, që nënkupton rritje lineare të pagave të personelit aktiv ushtarak dhe civil, e drejta për të përfituar pension do të jetë me plotësimin e 40 viteve të shërbimit, pra 38 për gratë pavarësisht moshës dhe do të bëhet një llogaritje e re për personelin aktiv ushtarak dhe civil që ka fituar të drejtën e pension nga dita e formimit të Ushtrisë në masën 80% gjatë dhjetë viteve më të favorshme të stazhit të pensionit”, thuhet në njoftimin me shkrim.

Lidhur me pagesën e largimit si mundësi për ushtarët profesionistë mbi 45 vjeç, në vlerë prej 1.000 euro për çdo vit të shpenzuar në ushtri, nga Ministrja e Mbrojtjes thonë se propozimi i ri sipas kërkesës së Sindikatave është shuma që do të jetë dy paga mesatare por jo më pak se 1.000 euro, çka lë vend për një shumë më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat