Radev: Qeveria e Bullgarisë duhet të jetë e qartë rreth çështjes për RMV-në

Maqedonia

Radev: Qeveria e Bullgarisë duhet të jetë e qartë rreth çështjes për RMV-në

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:29
Rumen Radev

“Sa më shumë që Qeveria bullgare i përmbahet pozicionit zyrtar bullgar të parashtruar në dokumentet e miratuara nga Kuvendet popullore dhe në takimin e fundit të Këshillit konsultativ për siguri nacionale, aq më tepër Qeveria e Kiril Petkovit e dëgjon zërin e bullgarëve në Bullgari dhe në Maqedoni të Veriut”.

Këtë sot e deklaroi presidenti i shtetit bullgar Rumen Radev, pasi që kryeministri bullgar, Kiril Petkov të premten, i bëri thirrje të mbajë mbledhje të Këshillit konsultativ për siguri nacionale me temë – Maqedonia e Veriut.

Lidhur me atë nëse ka ndryshime në pozicionet e partnerëve evropianë dhe nëse ka përparim në përmbushjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë nga ana e Maqedonisë së Veriut, Radev theksoi se për këto çështje duhet të dëgjojë nga kryeministri. Theksoi se fillimisht do ta dëgjojë qëndrimin e Petkovit për Maqedoninë e Veriut, por nuk saktësoi nëse do të thërrasë mbledhje të Këshillit.

“Këshilli është organ për ndihmë në dialogun dhe për kërkim të zgjidhjes së përbashkët për çështje të rëndësishme nacionale. Lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që ka konsensus të gjerë, por ai është shprehur fuqishëm. Autoritetet duhet të jenë të qarta lidhur me atë. Sa është çrregulluar dialogu në vetë koalicionin në pushtet, atë duhet të thuhet qartë dhe të ceken shkaqet për atë”, tha Radev.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të punojë në drejtim të respektimit të të drejtave të qytetarëve me vetëdije bullgare në Maqedoni të Veriut. Sipas Radevit, Bullgarisë i nevojitet stabilitet, transparencë dhe sundim parimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat