Rebalanci i buxhetit, Milloshoski: Parashikimet për fundvit janë shqetësuese

Maqedonia

Rebalanci i buxhetit, Milloshoski: Parashikimet për fundvit janë shqetësuese

Më: 23 maj 2022 Në ora: 20:00
Nikolla Micevski

OBRM-PDUKM vazhdon me bllokadën në Kuvend edhe gjatë debatit për Ligjin e Stabilitet Financiar. Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski u ankua për kushtet teknike në shtëpinë ligjvënëse.

“Për momentin, pjesa më e madhe e qytetarëve shohin pamje por nuk dëgjojnë zë. Nëse ky është qëllimi kryesor i juaji që ta heshtni opozitën e keni gabuar strategjinë. Përfaqësimi i deputetëve është detyrim që e kemi edhe me Rregullore, edhe me ligj, edhe me Kushtetutë. Na bëni kushte që të funksionojmë. Deri dje ueb-i ka qenë problem, e-parlamenti ishte problem. E kuptojmë se jemi në fazë riadaptimi por nuk mundet të mos ketë publik”- deklaroi Nikolla Micevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Sa i përket Ligji të Stabilitet Financiar, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski pohoi se parashikimet për në fund të vit do të jenë edhe më shqetësuese prandaj populli nëpërmjet zgjedhjeve duhet të zgjedh ekip me serioz me njohuri më të mira për financa dhe energjetikë.

“Këtë vit edhe një tregues për stabilitetin jo financiar dhe punën joadekuate të ekipit të ekonomisë të Qeverisë është se me rebalancin e ri të buxhetit, borxhi neto i ri me rebalanc do të jetë 1 miliardë 315 milionë euro që është rreth 17 % nga bruto prodhimi vendor”, Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM ankoheshin se kjo zgjidhje ligjore është dorëzuar në Kuvend në procedurë të përshpejtuar dhe fshehurazi, por deputeti i LSDM, Dime Velkovski u shpreh i bindur se për ligjin, OBRM-PDUKM do të votojë “Për” sepse gjithçka që kanë kërkuar, përfshirë edhe amendamentet e tyre, janë pranuar.

“Asgjë nuk është e vërtetë nga ajo që thoni se është fshehur, e vonuar dhe i sjell në shpejtësi. Vitin e kaluar është sjell në Kuvend, ndërsa sot jemi në muajin maj, 23 maj dhe mund të llogarisni se për më shumë se 8- 9 muaj është në procedurë kuvendore”- tha Dime Velkovski, deputet i LSDM-së.

Tani më 2 javë Kuvendi është në bllokadë aktive nga OBRM-PDUKM të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat