Gostivar, vjehrri sulmon nusen me mjet të mprehtë

Maqedonia

Gostivar, vjehrri sulmon nusen me mjet të mprehtë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Dje në mbrëmje, respektivisht më datë 25 Maj 2022, në stacionin policorë të Gostivarit është raportuar për një tentim sulmi me mjet të mprehtë.

Pas raportimit, rreth orës 22:40, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar,  kanë privuar nga liria 71-vjeçarin me iniciale R.I. nga Gostivari, i cili sipas raportit kishte tentuar të sulmojë me një mjet të mprehtë nusen e tij 31-vjeçare.

I njejti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten dhe parashtresa përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat