Pritet shtrenjtimi i produkteve të mishit për 20 për qind

Maqedonia

Pritet shtrenjtimi i produkteve të mishit për 20 për qind

Më: 27 maj 2022 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Industria e Mishit paralajmëron se çmimi i produkteve të mishit pas 6 qershorit mund të rritet deri në 20%, nëse Qeveria nuk vazhdon edhe për 6 muaj masën e cila parashikon zero për qind doganë për 50 për qind të sasive të importuara të mishit.

Industria e mishit kërkon nga Qeveria që të lirojë ata nga detyrimet doganore, sepse sipas tyre masat që zbatohen nuk krijojnë kushte të barabarta për bizneset në vend.

“Prodhimet e gatshme nga jashtë hyjnë në vend më zero doganë, ndërsa kur ato produkte prodhohen tek ne, gjate furnizimit me lëndën e parë kanë doganë në lartësi prej 20 deri 30%. Në rrethana të tilla do të vijë puna ose deri tek mbyllja e kapaciteteve vendore ose zhvendosje e prodhimit në vendet fqinje, atje ku ka kushte më të mira për funksionim. Më e pakta që mund të bëjë Qeveria është që të vazhdojë këtë masë edhe për 6 muaj. Shikoni, nga ajo varet nëse do të kemi shtrenjtim të produkteve për 20%, aq sa është shpenzimi për detyrimet doganore”, tha Goce Trajçev-Industria e Mishit.

Biznesmenët alarmojnë se nëse kriza thellohet dhe nuk merren masa lehtësuese atëherë ekziston mundësia për mbyllje të disa fabrikave. Në industrinë e mishit janë të punësuar nga 2 mijë deri në 3500 persona.

“Me të vërtet dikush ose do të mbyllë ose do t’i transferojë. Tani, një kompani më e madhe ku punojnë 400 apo 500 persona, kjo do të thotë që 500 familje në rajon do të mbeten pa të ardhura”, theksoi Vasko Ristovski- Këshilltarë Oda Ekonomike.

Shitësit thonë se çmimi i mishit dhe produkteve të tjera të mishit është rritur, ndërsa shtojnë se ka rënë fuqia blerëse. Këtë gjë e konfirmojnë si shitësit ashtu edhe blerësit e anketuar.

“Mujor në këtë krizë është e vështirë. Kushton, 200 apo 300 euro në muaj. Me këto çmime do të bëhet katastrofë e madhe. Në përgjithësi, nuk është rritur vetëm çmimi i mishit të gjitha çmimet janë rritur. Nuk mund të përballohet, është shumë rëndë”, tha një blerës.

“Ka që një muaj që ka hipur çmimi i fundit. Do të jetë pak më e vështirë për ta shitur. Në përgjithësi mishi ose tul ose me kocke, pra çmimi i mishit të vicit është rritur. Para disa kohës ka qenë 450 denarë mishi me tul, tani është 550 denarë”, u shpreh një shitës.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, çmimi i mishit gjatë prillit është rritur për 3.4 % në krahasim me muajin mars. Indeksi i Çmimeve të Konsumit në prill 2022, krahasuar me prillin 2021, është rritur me 10.5% dhe indeksi i çmimeve me pakicë u rrit me 11.1%.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat