Pendarovski: Perspektiva për në BE ka përfunduar, shanset janë të vogla

Maqedonia

Pendarovski: Perspektiva për në BE ka përfunduar, shanset janë të vogla

Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:16
Stevo Pendarovski

“Nesër mund të mbajmë zgjedhje të parakohshme, por çfarë do të vendosim në lidhje me krizat me të cilat po përballemi?”, tha presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se dyshon se zgjedhjet e parakohshme do të zhbllokojnë integrimin evropian ose do të ndryshojnë çmimet e energjisë dhe ushqimeve.

Duke folur për paqëndrueshmërinë politike dhe luhatjet në vend, Pendarovski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” tha se nuk sheh zgjidhje të krizave me një strukturë të re politike.

“Çmimet e larta të energjisë, ushqimeve dhe inflacioni, nuk janë vetëm një produkt vendas. Kriza energjetike filloi gjashtë deri në shtatë muaj para luftës në Ukrainë. Si do të ketë ndikim qeveria e re në tregjet botërore të produkteve ushqimore?, tha Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, fakti është se “ndërtimi i skenës politike bullgare” aktualisht është i tillë që është e vështirë të arrihet një marrëveshje.

“Perspektiva për BE-në në të ardhmen, fatkeqësisht ka përfunduar. Shanset po bëhen gjithnjë e më të vogla. Nuk mund të them se kanë mbaruar. Nuk mund të them, qytetarë, nga nesër do të shohim një perspektivë krejtësisht tjetër strategjike, sepse nuk shoh një tjetër më të mirë, por duhet t’i menaxhojmë ato pritje që ishin jashtëzakonisht të larta gjatë një apo dy viteve”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat