Gjendet një emigrant i vdekur në vendkalimin “Bogorodicë”

Maqedonia

Gjendet një emigrant i vdekur në vendkalimin “Bogorodicë”

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Në kryqëzimin e rrugës në pikën kufitare Bogorodicë, mbrëmë rreth orës 02:00 është vërejtur një person mërgimtar, pa shenja jete.

Siç informojnë nga MPB-ja, një mjek nga shërbimi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje nga prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor të Gjevgjelisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat