Policia e Maqedonisë gjobit 265 shoferë për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë gjobit 265 shoferë për vozitje të shpejtë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (11.06.2022) në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Në këtë aksion të përforcuar janë gjobitur gjithsej 265 shoferë.

“Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, ndërsa 2 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 123 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, ndërsa 142 jashtë vendbanimeve. Gjatë kontrollit aksionar janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht 88 lloje të tjera kundërvajtjesh”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat