Vlladimirov: Veton për Maqedoninë e kanë krijuar shërbimet speciale ruse

Maqedonia

Vlladimirov: Veton për Maqedoninë e kanë krijuar shërbimet speciale ruse

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 21:13
Vlladimir Vlladimirov

Vetoja për Maqedoninë nuk u konceptua dhe u krijua në Sofje.

Për mendimin tim, vetoja është një veprim i shërbimeve speciale ruse dhe ky është një shembull klasik i veprimit hibrid kundër NATO-s dhe BE-së. Është shumë e qartë se të gjithë lojtarët rusë në Bullgari janë të përfshirë në këtë punë, thotë analisti politik nga Sofja, Vlladimir Vlladimirov.

Sipas tij, kjo po bëhet “së pari që të mos e kemi këtë qeveri bullgare dhe së dyti për të ndalur zhvillimin ekonomik të Bullgarisë dhe mbarë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

“Nuk do të doja të bëja parashikime nëse do të hiqet vetoja deri në fund të presidencës franceze me BE-në. Bullgaria nuk mori mbështetje nga asnjë prej partnerëve të saj në BE dhe NATO për veton, Veton për Maqedoninë e kanë krijuar shërbimet speciale ruse tha Vlladimirov në emisionin “Top Tema”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat