Kovacevski: Maqedonia e Veriut i ka bërë detyrat, koha e BE-së të përmbushë premtimet, para se…

Maqedonia

Kovacevski: Maqedonia e Veriut i ka bërë detyrat, koha e BE-së të përmbushë premtimet, para se…

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:21
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesku tha në një konferencë për mediat se ka ardhur koha që BE të përmbushë premtimet e veta, para se të kërkojë gjëra të tjera gjëra.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të jenë në këtë situatë pasi një vend i vetëm nuk lejon integrimin. Maqedonia e Veriut njihet si vend që është i angazhuar duke gjetur zgjidhje të ndërsjella. Në të njëjtën ide jemi futur për të negociuar me Bullgarinë. Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë.

Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri tani, kemi marrë vendime të vështira.

Është koha që BE të përmbushe premtimet e veta, sesa të kërkojë të tjera gjëra. Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, se propozimi i Macron duhet të pranojë këto elemente kyçe. Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë në kuadrin negociues. Duhet garantohet nga BE që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja. Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria do të zbatojnë 4 liritë përmes Ballkanit të Hapur. Çdo nismë nuk duhet të jetë zëvendësuese e anëtarësimit të plotë në BE. të 27 vendet të cilat kanë hyrë në be. Asgjë më shumë asgjë më pak, duam vetëm respekt për identitetin kulturor historik të qytetarëve të mi dhe ta anëtarësohen në BE“, tha Kovacevski pas samitit të BE-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat