Drilon Miftari nga Universiteti i Tetovës ndër tre studentët më të mirë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Drilon Miftari nga Universiteti i Tetovës ndër tre studentët më të mirë në Maqedoninë e Veriut

Nga: Rexhep Torte Më: 27 qershor 2022 Në ora: 15:00
Rexhep Torte

Drilon Miftari, ky student shembullor para komisionit shtetëror të mjekësisë më 27 qershor 2022 e kaloi me sukses të shkëlqyer edhe provimin e liçencës mjekësore.

Në Odën e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut më datë 8 qershor 2022, shpërblimi “Prim. Dr. Dimitar Ivanovski” iu dha tre studentëve me notën më të lartë 10,00 nga Maqedoni e Veriut, nga tri fakultetet e mjekësisë- nga Shkupi Stefan Nedelkovskit , nga Tetova Drilon Miftarit dhe nga Shtipi Elisabeta Mitevës.

Shpërblimi “Prim. Dr. Dimitar Ivanovski” është shpallur për nder të studentit të gjeneratës së parë të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, i cili është diplomuar në vitin 1953. Ky shpërtblim përbën vauçerin vlerësues me të cilin mbulohen shpenzimet e provimit të liçencës mjekësore.

Image
Drilon Miftari duke e marrë shpërblimin në Odën e Mjekëve të Maqëdonisë së Veriut

 

Drilon Miftari përveç shpërblimit të vauçerit, mbi bazën e Programit Evropian ERASMUS+ për shkëmbim studentësh, nga data 10 shtator 2021- 10 mars 2022, e kreu me sukses dhe pa paagesë edhe praktikën gjashtë mujore në në Universitetin e Ankarasë në Turqi.

Prof. Dr. Nevzat Elezi- Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Tetovë, i cili mori pjesë në këtë ceremoni që shënoi edhe 30 vjetorin e Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, theksoi se , “ Në emër të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, u shpreh urimin e tim drejtuesve të Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut dhe i falënderoj për bashkëpunimin korrekt, institucional dhe shumë të frytshëm mes njësisë s’onë akademike të Universitetit të Tetovës dhe Odës së Mjekëve në vendin tonë. Ai gjithashtu tha se Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë së Tetovës ka ndarë përvoja shumë pozitive me anëtarët dhe mjekët e kësaj Ode, edhe në bashkëpunimin intensiv që kemi zhvilluar sidomos në periudhën e pandemisë globale Covid-19. Ai shtoi se, “Mjekët meritojnë respekt të përhershëm nga shoqëria jonë, së cilës ata i shërbejnë tërë kohën duke iu gjendur pranë në situata e momente të vështira për shëndetin e qytetarëve. Universiteti i Tetovës gjatë gjithë këtyre viteve ka dëshmuar se zhvillon marrëdhënie të suksesshme bashkëpunimi me institucionet shtetërore, asociacionet e ndryshme joqeveritare dhe shoqata të tjera, të cilat angazhohen për përparimin e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit tone”, tha në fund Prof. Dr. Nevzat Elezi.

Me këtë rast Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, për bashkëpunimin e lartëpërmendur, Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës i dha një mirënjohje - plaketë.

Kryesia e këtij subjekti në këtë përvjetor, studentit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, Drilon Miftari për suksesin në studime me notën 10,00, ia dha vauçerin për marrjen e licençës së mjekut pa pagesë.

Bekim Sali- Ministri i Shëndëetësisë së Maqedonisë së Veriut, më dta 11 qershor 2022, me rastin e ceremonisë së promovimit të absolventëve të vitit akademik 2021-2022, që shënohet me heqjen e kapelave, tha se, “ Pas shumë viteve diskriminimi ndaj të diplomuarve të mjekësisë në Universitetin e Tetovës, unë sot kam mundësi t’ju them se tashmë përfundimisht diploma e mjekut të Universitetit të Tetovës do të vlejë njësoj në llogaritjen e pikëve në konkurset për specializime. Të dashur mjekë të rinj, përveç kësaj, tani kemi mundësuar edhe hapjen e Programit të mjekësisë familjare, që ka qenë po ashtu një kërkesë dhe nevojë e vjetër e kolegëve të Fakultetit të Mjekësisë në këtë universitet. Ajo që më gëzon, po ashtu, është se ne tashmë jemi në fazë të përpilimit të Projektit për punësim të 50 studentëve më të suksesshëm të fakulteteve të mjekësisë të vendit. Jam i bindur se si shoqëri nuk duhet te lejojmë në asnjë mënyrë që më të suksesshmit të dalin jashtë vendit. Besoj se “libreza” e suksesit dhe e diturive duhet të jetë momenti vendimtar gjatë pozicionimit dhe ngritjes profesionale”, tha në fund ministri Bekim Sali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat