Dauti për incidentin në Kuvend: Sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së

Maqedonia

Dauti për incidentin në Kuvend: Sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:29
Ilire Dauti

Ilire Dauti, deputete e Aleancës për Shqiptarët pas incidentit në Kuvendin e Maqedonisë, respektivisht në Komisionin për Çështje Evropiane, ka thënë se sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së.

“Sot u manifestua më në fund u pa që problemi i këtij pushteti është pikërisht gjyqësori. U pa qartë sot se çfarë bën BDI-ja kur i rrezikohet pushteti. Kriminaliteti u bë më se e qartë kundrejt deputetit Ilmi Aziri, ku Arbër Ademi i sulmoi verbalisht deputetin Snopçe, por ne e ruajtëm qetësinë, ndërsa na u u kthye me fyerje dhe sharje, dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Ftojmë të gjithë qytetarët të mos bien preh e këtyre akteve vandaliste. Ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të turpshëm.

Për incidentin ka folur edhe protagonisti i incidentit, Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, duke thënë thënë se ky komision ka një kryetar nga “Perëndimi i egër”.

Më herët edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar për incidentin, duke thënë se OBRM-PDUKM është nxitës i incidentit dhe për këtë do të përgjigjet. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat