Regjistrohet një viktimë dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohet një viktimë dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluar janë kryer 1.261 teste, ndërsa janë regjistruar 148 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 45 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në regjistrin “Termini Im” është regjistruar një viktimë nga coronavirusi Shkup (84) me datë të vdekjes 27.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.856, numri i të shëruarve është 303.783, numri i të vdekurve është 9.323, ndërsa numri i rasteve aktive është 750.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat