Nga 1 korriku 80 mjekë në pension të detyrueshëm

Maqedonia

Nga 1 korriku 80 mjekë në pension të detyrueshëm

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Rreth 80 doktorëve dhe personelit mjekësor nuk iu është vazhduar e drejta ligjore për të punuar deri në moshën 67 vjeçare në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Megjithëse kanë nënshkruar pëlqimin për të vazhduar punën pas moshës 64 vjeç nëpër Klinika, sipas nenit 104 të Ligjit për marrëdhënie pune disa prej tyre nesër do ta kenë ditën e fundit të punës, përkatësisht do të pensionohen që nga 1 korriku.

Nga Sindikata e Qendrës Klinike thonë se disa drejtorë të klinikave kanë bërë lista selektive, duke shkelur ligjin.

Angel Sazdoski tha se me zor i çojnë në pension kur ka mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor.

“Siç e interpreton Ministria ligji lë hapësirë për vendime subjektive të mjekëve nëse do tu vazhdohet e drejta punës apo jo. Supozohet për shumë manipulime dhe përzgjedhje përmes miqve se kush do të gëzoj këtë të drejtë dhe kujt do ti mohohet e njëjta”, tha Angel Sazdovski, nga Sindikata e Qendrës Klinike për Alsat.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhënie pune të bëra para një viti, profesionin e doktorëve, si një nga fushat dieficitare i kanë bërë përjashtim të daljes në pension në moshën 64 vjeç, që nënkupton se me një pëlqim nga personeli mjekësor u vazhdohet ushtrimi profesionit deri në 67 vjeç.

Ai tha se do të krijohet boshllëk më i madh i mungesës së personelit dhe do e pësojnë pacientët me pritje.

“Unë supozoj se do të bëhet një mungesë e madhe e stafit profesionale sepse kjo shifër e lartë të qohet përnjëherë në pension është kaos. Nuk është çështja vetëm aty, por qytetarët do të humbasin një kuadër me përvojë që Qendra Klinike nuk do ta përmbushë me vite. Një doktor i ri i duhet kohë të specializohet”, u shpreh Angel Sazdovski, Sindikata e Qendrës Klinike.

Se janë në të drejtë kërkesat e mjekëve, nga Sindikata citojnë edhe Nenit 204-a të Ligjit për mbrojtjes shëndetësore ku thuhet se vendimet e drejtorëve për vazhdimin e marrëdhënies së punës së të punësuarave shëndetësor e miraton Ministria e Shëndetësisë.

Andaj sindikalistët paralajmërojnë padi ndaj Qendrës Klinike dhe Ministrisë për shkelje të së drejtës dhe pensionim të detyrueshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat