Dy viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Dy viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 922 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 110 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar dy viktima nga coronavirusi Shkup (63 dhe 73) me datë 05.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.018, numri i të shëruarve është 303.893, numri i të vdekurve është 9.325, ndërsa numri i rasteve aktive është 800.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat