Maqedoni: Moti sot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë celsius

Maqedonia

Maqedoni: Moti sot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë celsius

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, si dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.

Pasdite do të shfaqet mot i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me breshër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, kurse maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.

UV indeksi do të jetë = 8.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtëra.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Vazhdon periudha e motit të jetë shumë e nxehtë, me temperatura ditore që kudo do të jenë mbi 30 gradë.

Për shkak të rritjes së lagështirës, në atmosferë do të ndihet se temperatura e ajrit është më e lartë për 1 deri në 2 gradë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat