MPB Maqedoni: Arrestohet një person me shumë artefakte arkeologjike

Maqedonia

MPB Maqedoni: Arrestohet një person me shumë artefakte arkeologjike

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se është arrestuar një person nga rajoni i Strumicës pasi tek i njejti janë gjetur artefakte arkeologjike të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale.

Policia ka arrestuar personin me inciale B.B. 39-vjaçarë nga komuna e Vasilevës, pas kontrollit të detajuar në makinën e tij.

“Janë gjetur 276 monedha, tre maja shtiza, 10 unaza, si dhe sende të tjera që përfaqësojnë mallra nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore ose gjëra të rralla natyrore. B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat