E dhimbshme, mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

Maqedonia

E dhimbshme, mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme një djalë është mbytur në ujërat e liqenit të Berovës.

Ekipet e shpëtimit akoma po punojnë për gjetjen e trupit të një 14-vjeçari, i cili u mbyt në ujërat e liqenit, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet zyrtare të rastit.

Ekipet e OVR Berovë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku prej më shumë se një orë po kërkojnë terrenin rreth liqenit të Berovës.

Trupi i të riut po kërkohet ende në ujë dhe në çdo moment pritet të mbërrijë edhe një ekip zhytjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat