MPB Maqedoni: Sanksionohen 247 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Maqedonia

MPB Maqedoni: Sanksionohen 247 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 247 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 106 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në qytet dhe 141 jashtë qytetit.

“Kontrollet e aksioneve të intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat