Propozimi francez krijon mendime pro dhe kundër tek partitë e vogla

Maqedonia

Propozimi francez krijon mendime pro dhe kundër tek partitë e vogla

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Lidhur me propozimin francez kanë reaguar partitë e vogla në vend.

Qëndrimet e tyre janë të ndryshme.

Disa kërkojnë nga qeveria që të refuzohet propozimi francez e disa që i njëjti të pranohet që vendit ti krijohen kushte për të nisur negociatat e anëtarësimit të vendit në BE.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se mbështesin fuqishëm pikëpamjet e shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë duke kërkuar nga Qeveria Kovaçevski që menjëherë të refuzojë propozimin francez, i cili është një kalë troje për kërkesat nacionaliste bullgare

“Propozimi francez fut një mosmarrëveshje dypalëshe në negociatat e pranimit në BE. Maqedonia nuk duhet të lejojë që Bullgaria të ketë sukses në mohimin dhe revizionizmin e tyre historik”, thonë nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase

Nga ana tjetër, Partia NSDP e Goran Misovskit bën thirrje për sjelljes shtetërore të të gjithë aktorëve politikë dhe socialë që duhet të deklarohen për të njëjtën.

“Partnerët e koalicionit të tregojnë sjellje shtetërore dhe të mos përdoret kjo çështje për pikë politike, sepse shteti dhe shoqëria po qëndrojnë përpara historikut një vendim nga i cili do të varet zhvillimi i vendit, në drejtimin e fillimit të procesit të negociatave me BE-në”, thonë nga partia NSDP.

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Maqedoni dhe partneri i koalicionit në Qeveri, Pavle Trajanov, kërkon referendum për propozimin francez. Sipas tij, opinioni i qytetarëve duhet të jetë faktori përfundimtar dhe vendimtar për propozimin, i cili ende duhet të kalojë nëpër një sërë filtrash.

“E gjithë pakoja me protokollin duhet të botohet në origjinal dhe të përkthehet në gjuhën maqedonase në mënyrë që çdo qytetar të mund të formojë qëndrimin e tij, duhet një diskutim i gjerë në shoqëri, pastaj në parlament dhe për qëndrimin që do të të miratohet të shprehet Kuvendi, se qytetarët duhet të shprehen me referendum. Këto janë çështje strategjike dhe kombëtare që kanë nevojë për një konsensus më të gjerë”, u shpreh Trajanov.

Ndërsa Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikolovski bëri thirrje që shteti ynë të pranojë Propozimin e ri dhe në këtë mënyrë të krijojë kushte për të nisur negociatat e anëtarësimit të vendit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat