Geer: Është e qartë, gjuha maqedone nuk kushtëzohet në asnjë rast

Maqedonia

Geer: Është e qartë, gjuha maqedone nuk kushtëzohet në asnjë rast

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 11:10
David Geer

Euro-ambasadori i BE-së në Maqedoni, David Geer ka shkruar në Twitter për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke dashur të sqaroj qëndrimin e BE-së në protokollin e propozuar nga Franca për zgjidhjen e problemit bilateral në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mirëpres vazhdimin e konsultimeve për propozimin e rishikuar të prezantuar nga Franca në Europe2022”

“Shpresoj se i gjithë procesi do të jetë i frytshëm, duke shtruar rrugën e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Është e qartë, pasi gjuhës maqedone nuk i referohet asnjë kualifikim shtesë”

Përndryshe Geer ka reaguar edhe ndaj pretendimeve të opozitës se BE-ja ndihmon në asimilimin e popullit të Maqedonisë së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat