​Në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi me dozën e katërt kundër COVID-19

Maqedonia

​Në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi me dozën e katërt kundër COVID-19

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi konkluzionet e Komisionit Kombëtar të Imunizimit, lidhur me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga sot qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit, për të cilat nuk kërkohet termin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Vaksinimi me dozën e katërt, siç bëhet me dije nga Ministria, planifikohet të bëhet me një vaksinë mRNA nga Pfizer ose Moderna. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientët me dializë, pacientët e transplantuar, pacientët onkologjikë, pacientët me imunitet të kompromentuar dhe pacientët që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese për çdo indikacion dhe për personat mbi 60 vjeç.

Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për të mbrojtur kundër një forme më të rëndë të virusit COVID-19. Shteti ka sasi të mjaftueshme të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive dhe ftojmë qytetarët që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksinë kundër COVID-19, për të fituar imunitet shtesë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat