Arsovska: Taravari mund të merr vendime vetëm për Gostivarin jo edhe për Shkupin

Maqedonia

Arsovska: Taravari mund të merr vendime vetëm për Gostivarin jo edhe për Shkupin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:57
Foto nga takimi

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka reaguar kundër deklaratës së Arben Taravarit i cili më herët deklaroi se sipas tij do të shkëput bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit, mirëpo pret një vendim nga kryesia e partisë.

“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e zotit Taravari, duke qenë se bashkëpunimi ynë ka përfunduar qysh dje. Ai personalisht mund të marrë vendime kadrovike në Gostivar, jo në Shkup.

Nuk ka asnjë arsye për të bashkëpunuar me një person që sulmon, që nuk ka busull etike, që justifikon çdo formë dhune dhe sulmi me armë zjarri si në incidentin e mbrëmshëm dhe nxit tensionet ndëretnike. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin bashkëqytetarët tanë duhet të jetojnë të qetë dhe të sigurt dhe të respektojnë njëri-tjetrin”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit.

I gjithë komentimi ndërmjet Taravarit dhe Arsovskës, vjen pas incidenteve të mbrëmshme që shkaktuan protestuesit e revoltuar maqedonas, në të cilën një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër për të mbrojtur pronën e tij, ndërsa ka rezultuar se është vëllai i një zyrtari në qytetin e Shkupit, përkatësisht i drejtorit të deridjeshëm të Higjienës Komunale, Zudi Koka nga radhët e ASh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat