Kapet drogë në rrethinën e Kërçovës, ka të arrestuar nga Shkupi dhe Ohri

Maqedonia

Kapet drogë në rrethinën e Kërçovës, ka të arrestuar nga Shkupi dhe Ohri

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në f. Kollarë, dje rreth orës 18:00, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë i kanë privuar nga liria R.S. (46) nga Ohri, J.T. (40) dhe G.S. (39) të dy nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të automjetit “folkswagen golf” me targa të regjistrimit të Ohrit, i drejtuar nga R.S., kurse si bashkëudhëtar kanë qenë J.T. dhe G.SH., nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme si dhe sende tjera. Sot (08.07.2022).

Në bazë të urdhërit gjyqësor, nëpunës policorë të SPB Ohër kanë kryer bastisje në shtëpinë e R.S. në Ohër, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, shiringa plastike me materie të lëngshme, makinë thërmuese dhe sende tjera”, theksohet në kumtesë.

Siç njofton MPB, pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat