Xhacka pas miratimit të propozimit francez: Momenti për të kompensuar kohën e humbur

Maqedonia

Xhacka pas miratimit të propozimit francez: Momenti për të kompensuar kohën e humbur

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 17:50
Olta Xhacka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhacka, ka uruar Maqedoninë e Veriut për miratimin e propozimit francez, duke shtuar se kështu ka zhbllokuar perspektivën e Shqipërisë në BE.

Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE”, ka shkruar Xhacka në Facebook.

Sipas saj, tani është momenti që të kompenzohet koha e humbur.

Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar tre vjet! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”, ka shkruar Xhacka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat