Lavrov: Perëndimi po e kthen Maqedoninë në “mjet” në lojën antiruse

Maqedonia

Lavrov: Perëndimi po e kthen Maqedoninë në “mjet” në lojën antiruse

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:25
Sergei Lavrov

Perëndimi po përpiqet t’i kthejë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në “mjet” në lojën anti-ruse, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë të publikuar në ueb faqen e MPJ-së ruse, njofton “TASS”.

“Ju mund të shihni ndryshimin midis asaj që malazezët dhe maqedonasit ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre janë të detyruar të bëjnë nga Brukseli, BE-ja dhe NATO-ja. Kjo është një përpjekje për t’i kthyer ato në një “mjet” në lojën antiruse”, theksoi Lavrov.

“Vendi u bë Maqedonia e Veriut për të hyrë në BE (ku nuk u pranua dhe nuk do të pranohet së shpejti). Në vend të kësaj, ata i tërhoqën zvarrë në NATO, filluan të ngrohin ndjenjat rusofobike, politikën agresive ndaj Federatës Ruse. Të njëjtën gjë bënë edhe me Malin e Zi: u premtuan të anëtarësohen në BE, por thanë se duhet të anëtarësohen në NATO, t’i bashkohen sanksioneve dhe të marrin një qëndrim që është hapur anti-rus. Është e trishtueshme”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu shtoi se ka vizituar Shkupin dhe Ohrin, ku thekson se, ka parë se si njerëzit në Maqedoni e trajtojnë historinë dhe fenë tonë të përbashkët.

Lavrov e vlerëson si pozitivisht vendimin e Këshillit të Ipeshkvijve për Kishën Ortodokse Serbe për njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM).

“Këtë e vlerësoj si pozitive. Kjo do t’i lejojë Kishës Ortodokse Serbe dhe Patriarkut Porfiry një mirëkuptim të arsyeshëm”, thotë Lavrov.

Sipas Lavrvov, “kjo është një përgjigje e denjë për intrigat e Patriarkut të Stambollit”.

“Ai u përpoq të varroste përgjithmonë çdo marrëdhënie midis kishave të tjera ortodokse, kryesisht serbe dhe maqedonase. Ky plan provokues është shkatërruar”, shtoi Lavrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat