Radhë të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Radhë të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Temperaturat e larta bëhen të padurueshme për qytetarët që presin me orë të tëra që të hyjnë në Maqedoni.

Radhët e gjata të pritjeve në pikën kufitare “Tabanoc” vazhdojnë të mbeten shqetësim për qytetarët. Ky është një problem i theksuar ndër vite, sidomos në stinën e verës.

Sipas ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, autoritetet po bëjnë të gjitha përpjekjet që të sigurohet qarkullim më i lehtë dhe më i shpejtë i qytetarëve.

Spasovski javën e kaluar theksoi se këtë vit është shënuar rritje e hyrjeve dhe daljeve nga shteti për 45 për qind.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, kanë njoftuar se intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur, duke nënvizuar se në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në Maqedoninë e Veriut është rreth një orë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet për hyrje dhe dalje nuk janë aq të gjata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat