NP “Pyjet e Maqedonisë”: Nuk ka mungesë të drurit për ngrohje, sasia e duhur është siguruar

Maqedonia

NP “Pyjet e Maqedonisë”: Nuk ka mungesë të drurit për ngrohje, sasia e duhur është siguruar

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Nga Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” qetësojnë qytetarët.

Zv.drejtori i Ndërmarrjes Berat Dehari, për TVM2 thotë se ndërmarrja për këtë vit ka siguruar 140 mijë metra kub dru, dhe sipas tij mungesë druri për ngrohje nuk do të ketë.

Ai thotë se nuk do të ketë as ndryshim të çmimit.

Deri ne fund të vitit çmimi per nje meter kub dru, do të kushtojë 2900 denarë, aq sa ua shesin edhe depove private.

“Sasia e sivjetme e sentimenteve të ndryshme të drurit është diku 140 mijë metër kub e drurit që është jashtzakonisht e konsiderueshme dhe e mjaftueshme për qytetarët duke i marr si statistikë vitet më parë sa janë harxhuar. Ju sigurojmë se nuk do të ketë mungesë.”, tha Berat Dehari, zv.drejtor i Np “Pyjet e Maqedonisë”.

Derisa 1 metër kub dru në ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë” kushton 2900 denarë, në depot private çmimi për një meter kub varon nga 4800 deri në 5000 denarë.

Pronarët e depove u arsyetuan se çmimet e vijnë si pasojë e krizës globale ekonomike e cila ka imponuar një situate të tillë.

Jashtë objektivit të kamerës, na u tha që sivjet për dallim nga vitet e kaluara, problem tjetër i cili i shqetëson është edhe mungesa e fuqisë punëtore, gjë që po i detyron pronarët, që punëtorin ta paguajnë me page më të lartë.

Inspektorati shtetëror i tregut javën që lame pas, ka kryer 131 kontrolle.

Gjoba nga 200 deri në 800 euro kanë marrë disa tregtarë që shesin pelete, ndërsa personat përgjegjës janë gjobitur nga 40 deri në 80 euro.

Nga Inspektorati i tregut thonë se do të veprojnë njejtë edhe me drurin për ngrohje, i cili në magazinat private varion nga 4800 deri në 5000 denarë për metër kub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat