Mijallkov sërish mori një shtyrje të dënimit me burg për dy javë

Maqedonia

Mijallkov sërish mori një shtyrje të dënimit me burg për dy javë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:24
Mijallkov sërish mori një shtyrje të dënimit me burg për dy javë

Ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, nesër nuk do ta fillojë vuajtjen e dënimit prej tre vitesh në burgun e Strugës.

Tv Telma ka bërë të ditur se Mijallkov ka kërkuar dy javë vonesë në vuajtjen e dënimit me burg.

Kështu që më 22 gusht duhet të paraqitet në burgun e Strugës.

Mijallkov u pajtua me Prokurorinë dhe e pranoi fajin në rastin “Perandoria” dhe përveç dënimit me burg do të mbetet pa 6.1 milionë euro para në dorë dhe pasuri të paluajtshme në vlerë prej rreth 30 milionë euro, përfshirë një parcelë ndërtimore në qendër të Shkupit si dhe 25 banesa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat