OBRM-PDUKM sërish e fton pushtetin për zgjedhje të parakohshme dhe referendum

Maqedonia

OBRM-PDUKM sërish e fton pushtetin për zgjedhje të parakohshme dhe referendum

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM-ja sërish e ka ftuar pushtetin të respektojë sipas tyre, vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum.

Nga kjo parti thonë se të gjitha anketat e fundit të cilat janë edhe të besueshme, nxjerrin opozitën maqedonase fituese me një përparësi të theksuar.

Deri tani, LSDM-ja nuk pranon as zgjedhje të reja dhe as referendum për përmbajtjen e kornizës negociuese.

“Dëshmia më e mirë se numrat janë të vërteta është fakti që pushteti i drejtuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja ik nga dy çështje kryesore në të cilat do të mund të shihet qartë vlerësimi i qytetarëve. E para janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i dyti është referendum në të cilin qytetarët masivisht do ta refuzojnë propozimin bullgar”.

“Këto janë dy forma të demokracisë së drejtpërdrejtë ku qytetarët do ta thonë më mirë vlerësimin e tyre. I ftoj për këtu, në Prilep të pajtohen edhe për zgjedhje të parakohshme edhe për referendum”, tha Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat