Maqedonia e Veriut me bukën më të shtrenjtë në rajon

Maqedonia

Maqedonia e Veriut me bukën më të shtrenjtë në rajon

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Çmimi i bukës në markete varion nga 50 deri në 95 denarë, varësisht nëse është bukë e thjeshtë, e bardhë apo integrale. Disa nga amvisat tashmë po mendojnë që bukën ta nisin ta gatuajnë vetë, por edhe kilogrami i miellit është rreth 50 denarë dhe po t’i shtosh edhe harxhimet e tjera, si për shembull rryma, qytetarët thonë se as ky opsion nuk është aq i lirë. Edhe një çerek byreku ka arritur në 75 denarë.

Sipas ekonomistit Branimir Jovanoviq, duhet të ketë kontroll të çmimeve dhe të rikthehet ngrirja e çmimeve. Kjo parandalon përshkallëzimin e inflacionit dhe ndihmon drejtpërdrejt njerëzit.

“Buka në shportën e konsumit në Maqedoni zë mjaft hapësirë, dhe nëse çmimi i bukës rritet, kjo shkakton një shkallë të lartë të inflacionit dhe së dyti, buka lidhet me çmimet e të gjitha produkteve të tjera, kështu që nëse buka shtrenjtohet, gjithçka tjetër do të bëhet më e shtrenjtë”, shpjegon Jovanoviq.

Krahasuar me vendet e rajonit, buka në Maqedoni është më e shtrenjta dhe është afër çmimit të bukës në vendet evropiane.

Serbia 29 denarë (çmim i ngrirë)

Kosovë 0.50 cent (30 denarë)

Greqia 0,83 cent (51 denarë)

Gjermani 1.23 euro (75 denarë)

Francë 1.53 euro (94 denarë)

Përgjigje kërkuam edhe nga Ministria e Ekonomisë, nëse planifikojnë të ngrijnë çmimin e bukës apodo të vazhdojë trendi i rritjes së çmimeve, por deri më tani nuk kemi përgjigje. Ndërkohë, është duke u zhvilluar korrja e grurit, për të cilën bujqit ankohen se çmimi i blerjes është i ulët dhe nëse duan të rrisin çmimin e bukës në mes të blerjes, do të kërkojnë çmim më të lartë për grurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat