Në Tabanoc deri në një orë pritje, në Bogorodicë rreth 30 minuta

Maqedonia

Në Tabanoc deri në një orë pritje, në Bogorodicë rreth 30 minuta

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 08:50
Në pikën kufitare Tabanoc

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.

Në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM informon se nga data 9 deri më 20 gusht 2022, për shkak të asfaltimit, komunikacioni do të ndërpritet nga ora 10 deri në 16:00 në udhëkryqin Mavrovë – Galiçnik R-2238.

Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat