​Rritja e inflacionit në Maqedoninë e Veriut 10.9% në shtatë muajt e fundit

Maqedonia

​Rritja e inflacionit në Maqedoninë e Veriut 10.9% në shtatë muajt e fundit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Rritja e inflacionit në Maqedoninë e Veriut arriti në 10.9 për qind në periudhën janar-korrik 2022, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, të cilat tri të katërtat e kësaj rritjeje i shpjegojnë me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Enti Shtetëror i Statistikave, nga ana tjetër, ka llogaritur se çmimet e konsumit në korrik janë rritur 14 për qind në baza vjetore, ndërsa kostoja e jetesës 16 për qind.

Banka Qendrore vlerësoi sot se nuk ka nevojë për një rritje të katërt të normës bazë të interesit, të cilën e mbajti në nivelin 2.5 për qind.

Në raportin e fundit tremujor, të publikuar në maj, Banka Popullore e Maqedonisë për këtë vit parashikoi inflacion prej 8.8 për qind, me rritje ekonomike prej 2.9 për qind.

Banka Popullore e Maqedonisë pret që inflacioni të stabilizohet në 3 për qind në vitin 2023 dhe rritja ekonomike të arrijë në 3.6 për qind vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat