Petliçkovski: ISHP po kontrollon nëse pacienti nga Kërçova është i infektuar me linë e majmunit

Maqedonia

Petliçkovski: ISHP po kontrollon nëse pacienti nga Kërçova është i infektuar me linë e majmunit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:31
Aleksandar Petliçkovski

Një mostër për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunit duhet të mbërrijë gjatë ditës në Institutin e Shëndetit Publik. Pacienti është nga Kërçova, në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim, tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski.

“Pacienti është i lokalizuar. Ai është kontaktuar nga epidemiologu kompetent në Manastir dhe ka përfunduar anketa fillestare epidemiologjike. Ne kemi teste në dispozicion dhe ISHP duhet të ketë përgjigje nëse është lija e majmunit”, tha Petliçkovski për “Sitel”.

Pacientit nga Kërçova para disa ditësh ka pasur puçrra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunit.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive shtoi se janë bërë analizat fillestare laboratorike dhe Komisioni do të mbajë një mbledhje sot pasdite për situatën me linë e majmunit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat