Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

Maqedonia

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:26
KSI me rekomandime

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka analizuar gjendjen aktuale në lidhje me paraqitjen e një rastit të dyshuar me linë e majmunëve në vend.

“U konstatuar se të gjithë institucionet përgjegjësie janë aktivisht të përfshira në procesin e analizës epidemiologjike, konfirmim laboratorik dhe izolim të rastit të dyshuar.

Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi masën e izolimit/karantinës edhe atë:

-izolim në kushte shtëpiake dhe spitalore nëse ka raste të dyshuara për linë e majmunit deri në testimin e tyre;

-izolim të rasteve të konfirmuara në kushte shtëpiake ose spitalore deri në mbarimin e sëmundjes;

-ndjekje të kontakteve për rastet e konfirmuara me linë e majmunit gjatë periudhës së inkubimit prej 21 ditë”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Sëmundje Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat