Deri të dielën në Maqedoni do të mbaj mot me shi dhe vranësira, nga java e ardhshme pritet stabilizim

Maqedonia

Deri të dielën në Maqedoni do të mbaj mot me shi dhe vranësira, nga java e ardhshme pritet stabilizim

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Deri të dielën nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira, në shumë vende moti do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Nga Drejtoria e Punëve hidrometerologjike, Shkup njoftojnë së në nivel lokal do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.

“Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta, lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperaturat maksimale sot do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 34 gradë, deri të dielën do të kemi mot të pa qëndrueshëm sepse jemi nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe nga e hëna nuk pritet mot i paqëndrueshëm”, deklaroi për TV KlanM Jovana Taseska, sinoptikane.

Edhe në Shkup do të kemi mot të ngjashëm jostabil në orët e pasdites dhe të mbrëmjes dhe temperaturë gjatë ditës deri në 30 gradë.

Gjatë kësaj periudhe, siç informojnë nga Drejtoria e Punëve hidrometerologjike, në disa vende pritet që të këtë reshje të shiut mbi 30 litra për metër katror.

Temperaturat do të jenë në rënie dhe nën mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa nga e hëna moti do të stabilizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat