Në pikat kufitare të Maqedonisë sot pritet deri gjysmë ore

Maqedonia

Në pikat kufitare të Maqedonisë sot pritet deri gjysmë ore

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm. Në KK “Tabanovc” pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi janë rreth 30 minuta, ndërsa në KK “Bogorodica” pritjet për dalje nga vendi janë nga 15 deri në 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat