Pesëdhjetë raportime për pasoja nga moti i lig mbrëmë në Kavadar

Maqedonia

Pesëdhjetë raportime për pasoja nga moti i lig mbrëmë në Kavadar

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Pesëdhjetë raportime nga banorët e Kavadarit për pasojat e stuhisë së mbrëmshme në Kavadar, njoftuan sot nga kabineti i kryetarit Mitko Jançev.

“Vazhdon larja e rrugëve në territorin e Komunës së Kavadarit pas reshjeve intensive të shiut dhe stuhisë që ka përfshirë qytetin dhe vendbanimet përreth.

Gjatë natës së kaluar kanë rënë rreth 40 litra shi për metër katror për rreth gjysmë ore, nga qytetarët janë bërë rreth pesëdhjetë denoncime për ndërhyrje dhe riparime të kanalizimeve, dhomave të bodrumit, rrëshqitjeve”, thonë nga Komuna e Kavadarit.

Nga atje thonë se nesër kryetari Mitko Jançev do të formojë Komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat