Çair, shqiptohen 12 masa për objektet të cilët punonin ditën e diel

Maqedonia

Çair, shqiptohen 12 masa për objektet të cilët punonin ditën e diel

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 19:05
Ilustrim

Sot në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00, pjesëtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese, në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rrethinën e Komunës së Çairit, kanë kryer kontrolle në objektet në rrugët “Cvetan Dimov” dhe “John Kenedy”.

Për të konstatuar nëse punëdhënësit i respektojnë dispozitat ligjore që i referohen ndalimit për punë të dielave në ato aktivitete që nuk bien nën përjashtimet e përcaktuara me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

Nga kontrollet totale të kryera janë shqiptuar 12 masa, përkatësisht 8 vendime për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë së punës në afat prej 15 ditësh.

Tre vendime për vendosjen e marrëdhënies së punës për personat e gjetur në objektet pa marrëdhënie të rregulluar të punës dhe një vendim për paralajmërim për regjistrimin e veprimtarisë së paregjistruar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat