Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, pritet deri në 40 minuta

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, pritet deri në 40 minuta

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm.

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 40 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat