LSDM: Komisioni për Çështje Historike rrënoi çdo gënjeshtër identitare të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Komisioni për Çështje Historike rrënoi çdo gënjeshtër identitare të OBRM-PDUKM-së

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:39
LSDM

Partia në pushtet LSDM përmes një deklarate për media ka theksuar se shpalljet e Komisionit për Çështje Historike dhe Arsimore Maqedoni-Bullgari zbuluan qartazi gënjeshtrat identitare tek të cilat pretendonte partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Me rekomandimet e miratuara dhe të shpallura publikisht të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, si flluskë sapuni shpërthejnë të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit për ndryshimin dhe fshirjen e historisë, për historinë sipas gjuhës bullgare. Rekomandimet, në të cilat nuk ka asgjë të diskutueshme apo të fshehur, janë miratuar nga një komision ekspert dhe i pavarur, pa asnjë ndikim politik dhe nuk prekin fare çështje identitare. Bëhet fjalë për dy grupe rekomandimesh, për nderim të përbashkët të pesë personaliteteve dhe pesë rekomandime për tekste të historisë për klasën e pestë në Bullgari dhe për klasën e gjashtë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se puna e komisionit deklaroi se nuk ka aspak asimilim.

“Rekomandimet e miratuara për tekstet shkollore në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë. Edhe një herë u dëshmua se gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së ndaj qytetarëve për gjoja asimilim dhe bullgarizim kanë për qëllim të vetëm prishjen e procesit të zgjidhjes së çështjeve të hapura. Për dallim nga sjelljet antishtetërore dhe të papërgjegjshme të OBRM-PDUKM-së në krye me Mickoski, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbron identitetin, gjuhën, historinë dhe veçantinë maqedonase dhe realizon qëllimin strategjik për anëtarësim të plotë në BE”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat