Kovaçevski: Po vazhdojmë me përkushtim modernizimin e ushtrisë për gatishmëri serioze luftarake

Maqedonia

Kovaçevski: Po vazhdojmë me përkushtim modernizimin e ushtrisë për gatishmëri serioze luftarake

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë në festën e 30 vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, ku tha se ushtria është shtylla e sigurisë, mbrojtjes, stabilitetit dhe besueshmërisë dhe anëtarja e plotë e aleancës më të fuqishme NATO-s.

“Shpreh falënderime të veçanta, nga emri im personal, Qeveri dhe nga të gjithë qytetarët për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë, për çdo pjesëtar të personelit ushtarak dhe civil të Ushtrisë sonë, për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve.

Faleminderit për kontributin tuaj, për punën tuaj në ndërtimin e një Ushtrie të qëndrueshme, moderne me standarde të larta, të barabartë me anëtarët e tjerë të fuqishëm të Aleancës, me ushtritë e të cilëve merr pjesë në misione të shumta”, deklaroi Kovaçevski.

Ai shtoi se ushtria gjithmonë është në linjën e parë të ndihmës dhe mbështetjes nga të gjithë ne, ndërsa ne jemi të përkushtuar për vazhdimin e modernizimit të saj për gatishmëri serioze luftarake.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat