Kasami: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

Kasami: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:48
Bilal Kasami

Kryetari i Tetovës dhe Lëvizjes Besa nga festa në qendër të Tetovës ka kërkuar zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Për një periudhë të shkurtër ne dy herë e fitojmë BDI-në, sigurisht që legjitimiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që buron këtu, tregon se nuk është më me BDI-në. Ne nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti i shqiptarëve nga Struga deri në Kumanovë të vijë në vend dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të kenë një përfaqësues të denjë edhe në pushtetin qendror.

Kërkojmë zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë”, tha Kasami.

Përndryshe sot Besa edhe një herë e fitoi garën për Tetovën, duke fituar më shumë ulëse në Kuvendin komunal në këtë komunë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat