Michael Roth nga Bundestagu gjerman nesër viziton Shkupin

Maqedonia

Michael Roth nga Bundestagu gjerman nesër viziton Shkupin

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:28
Michael Roth

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, nesër do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, Roth nesër do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Talat Xhaferi, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Antonio Milloshoski.

Për momentin konfirmohet edhe një takim i deputetit gjerman me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Përpara se të zgjidhej në Bundestag, Roth mbante postin e Ministrit të Shtetit për Evropën në MPJ të Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat