Nikollovski: Kemi siguruar ushqim të mjaftueshëm për qytetarët

Maqedonia

Nikollovski: Kemi siguruar ushqim të mjaftueshëm për qytetarët

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 21:50
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot kumtoi se bukë, miell, qumësht dhe vaj do të ketë.

“Bukë, miell, qumësht dhe vaj do të ketë. Siguruam mjaftë ushqim për të gjithë qytetarët”, tha Nikollovski në konferencë për shtyp, pasi paraprakisht informoi se për prodhuesit e qumështit janë siguruar edhe 140 milionë denarë përkrahje, krahas subvencioneve themelore dhe plotësuese.

Nikollovski informoi edhe se në seancën e sotme, e cila është në vijim, Qeveria e miratoi Programin e ri për nxitjen e konsumit të pemëve të freskëta në vitin 2022.

Përveç subvencioneve bazë dhe shtesë për prodhuesit e qumështit përmes Fondit intervenues janë siguruar edhe 140 milionë denarë

Mbështetja është për një litër të prodhuar dhe të dorëzuar qumësht lope, deleje dhe dhie në kapacitete vendore nga data 1 tetor i vitit 2021 deri më 30 shtator të vitit 2022.

Reklama

Masa është miratuar në seancën e sotme qeveritare e cila ende po zgjatë. Siç sqaroi Nikollovski, 140 milionë denarë janë paraparë në Fondin intervenues, ndërsa janë siguruar me ribalansin e Buxhetit sepse janë kërkuar në kohë.

“Masa është urgjente dhe shumë shpejtë do të realizohet. Qëllimi është ulja e shpenzimeve dhe humbjeve të prodhuesve të qumështit, të cilat janë paraqitur me shtrenjtimit e fundit të repromaterialeve dhe ushqimit të kafshëve për shkak të krizës”, potencoi Ministri.

Ai përsëriti se tani më janë pagur 670 milionë denarë për mbi 20.000 blegtorë, ndërsa deri më 31 dhjetor të këtij viti të gjitha borxhet ndaj blegtorëve në bazë të subvencioneve do të paguhen tërësisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat