Mickoski fton në debat Kovaçevskin për të diskutuar për krizën energjetike

Maqedonia

Mickoski fton në debat Kovaçevskin për të diskutuar për krizën energjetike

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:11
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski, sot në një konferencë për media e thirri kryeministrin Dimitar Kovaçevski në debat lidhur me propozimin e partisë opozitare për tejkalimin e krizës energjetike dhe ngrohjes.

“Sygjeroj sasi shtesë të ngrohjes në mënyrë që Shkupi dhe të gjithë shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore në kryeqytet të mos paguajnë fatura më të larta për ngrohjen e institucioneve dhe shtëpive të tyre. Kursejmë minimalisht 300 milionë euro, para që do të shpenzojë kjo qeveri në periudhën e ardhshme, para të popullit që nuk ka dhe do t’i marrë përmes kredive të shtrenjta, huamarrjes në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar”.

“Për më tepër, duhet një rritje e prodhimit të brendshëm bruto, në vend që të gjunjëzohemi dhe të poshtërojmë veten përreth, në Bullgari, Greqi e Turqi duke lypur si lypës, ne duhet të organizojmë prodhimin tonë vendas dhe termocentralet vendase të mund të prodhojë për nevojat e qytetarëve dhe industrisë. Në këtë mënyrë do të rrisim prodhimin vendor bruto dhe do të rrisim prodhimin bruto të energjisë. Nga sa mundëm të dëgjonim dje në atë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të ekipit qeveritar, mund të konkludojmë se kemi dëgjuar shumë “vullnet”, dhe asgjë nuk ka përfunduar me pikë”, është shprehur Mickoski.

Ai i tha Kovaçevskit të zgjedhë vendin dhe kohën e debatit.

Mickoski tha se thuhen shumë gënjeshtra për stabilitetin e qeverisë dhe shumicës parlamentare, gjithsesi sipas tij, OBRM-PDUKM-ja insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat